Artisti i “Sheshit të Kuq” i ka vënë zjarrin Bankës së Francës

17:59 | 16 Tetor 2017
Arbresh.info

Artisti i “Sheshit të Kuq” i ka vënë zjarrin Bankës së Francës

Pyotr Pavlensky, një artist nga St. Petersburg, i famshëm pasi kishte gozhduar veten në “Sheshin e kuq” në Moskë, i ka vënë zjarrin hyrjes së Bankës së Francës, transmeton arbresh.info.

Ai është arrestuar nga policia që në 4 të mëngjesit pasi kishte postuar një foto para ndërtesës që po digjej.

Performanca e tij bëri që banka të mbyllej përkohësisht.

Nuk është i qartë mesazhi i tij por ai ka thënë që rinisja e revolucionit francez do të nxisë revolucion më të madh në botë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme