Haradinaj priti ambasadoren holandez, Gerrie Willems

15:56 | 16 Tetor 2017
M. A.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems.

Ambasadorja Willems, e përgëzoi atë për marrjen e detyrës së re, duke theksuar angazhimin e mëtejme të Holandës për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën.

Po ashtu, ambasadorja Willems, vlerësoi dinamikën e re qeverisëse të kryeministrit Haradinaj, duke shprehur përkrahjen e Holandës për Kosovën në proceset integruese.

Kryeministri Haradinaj, e njoftoi ambasadoren Willems për prioritetet e Qeverisë, për sundimin e ligjit, agjendën e reformave evropiane, mundësinë e hapjes së vendeve të reja të punës dhe krijimin e lehtësirave për investime të huaja në vend.

Më tej, kryeministri Haradinaj e falënderoi ambasadoren për përkrahjen që Holanda ka dhënë për Kosovën, duke kërkuar vazhdimin e mbështetjes për proceset integruese për Kosovën.

capture_1508161773-7013169

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme