Nataliya Apostolova, Shefe e Zyres së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së do vazhdojë takimet me shefat e grupeve dhe komisioneve parlamentare, duke takuar përfaqësuesit e LDK-së dhe AAK-së.
Qëllimi i takimeve është të kuptohen prioritetet e përbërjes së re të Kuvendit, të informohen deputetët me prioritetet e BE-së për periudhën e ardhshme dhe të diskutohen mënyrat se si BE-ja në Kosovë mund të mbështesë deputetët në zbatimin e reformave që ndërlidhen me axhendën evropiane. Këto reforma rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) dhe mekanizmat përkatës – Agjenda e Reformës Evropiane (ERA) dhe Programi i Reformës Ekonomike (ERP); Strategjinë e Zgjerimit dhe Raportin për Kosovën; Udhëzimet për drejtësinë, lirinë dhe sigurinë; Agjendën e Nderlidhjes; dhe dokumentet tjera relevante.
Takimet me LDK-në dhe AAK-në do të mbahen nesër, më 17 tetor 2017, si më poshtë.
Takimet tjera do të mbahen në ditët në vijim dhe mediat do të njofton me kohë.
09.00-10.00 Takim me përfaqësuesit e LDK-së
Kuvendi i Kosovës, S3 (takimi i hapur për media)
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti
Kryesuesja e Komitetit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani
Kryesuesi i Komitetit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku
Kryesuesi i Komitetit për Mbikqyrje të Financave, Driton Selmanaj
14.30-15.30 Takim me përfaqësuesit e AAK-së
Kuvendi i Kosovës, S1 (takimi i hapur për media)
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi
Kryesuesi i Komitetit për Bujqësi, Daut Haradinaj
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad