Google ADS

Pezullohet shfaqja “Bordel Ballkan”, shkak greva

14:16 | 16 Tetor 2017
Arbresh.info

Aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës kanë vendosur të hyjnë në grevë të përgjithshme dhe bllokojnë tërësisht repertorin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Kjo gjë është bërë e ditur në një konferencë për media në Teatrin Kombëtar të Kosovës, raporton arbresh.info

Po ashtu në konferencë u bë e ditur se shfaqja që është paraparë të shfaqet sot do të pezullohet.

“Shoqata ka marrë vendim në konsultim me SBASHKUN që të hymë në grevë. Sonte me vjen keq që publiku nuk mund të shoh shfaqjen. Sonte kemi vendos që të pezullohet shfaqja Bordel Ballkan”, tha kryetari i Shoqatës Sindikale të Teatrit Kombëtar të Kosovës, Ismet Azemi.

Greva do të fillojë nga sot dhe do të zgjasë dhjetë ditë.

Aktori i njohur Adrian Morina që është pjesë e shfaqjes që ishte paraparë të shfaqet sonte thotë se ishte e vështire të anulohet kjo shfaqje

“Një shfaqje kaq e rëndësishme duhet të anulohet për t’i bërë me dije institucioneve tona që greva jonë është shumë serioze. Sonte nuk ka shfaqje, 10 ditë janë kohë deri në realizimin e kërkesave tona. Unë kam ardhur nga Gjermania për me realizu këtë shfaqje e vet po më duhet me anulu”, është shprehur Adrian Morina./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme