Bashkimi Evropian thekson se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka verifikuar 8 herë se Irani po zbaton të gjitha angazhimet e tij bërthamore pas një sistemi të plotë dhe të rreptë të monitorimit, shkruan arbresh.info.
“BE thekson se heqja e sanksioneve bërthamore ka një ndikim pozitiv në tregtinë dhe marrëdhëniet ekonomike me Iranin, duke përfshirë përfitime për popullin iranian. Ajo forcon bashkëpunimin dhe lejon dialog të vazhdueshëm me Iranin,” thuhet në komunikatën për medie të Këshilli të Bashkimit Evropian.
Marrëveshja bërthamore e Iranit: Deklarata e BE mbi Planin Gjithëpërfshirës të Veprimit
JCPOA, kulmimi i 12 viteve të diplomacisë të lehtësuar nga BE, të miratuar unanimisht nga Rezoluta 2231 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është një element kyç i arkitekturës globale për mospërhapjen e armëve bërthamore dhe vendimtare për sigurinë e rajonit. Zbatimi i suksesshëm i saj vazhdon të sigurojë që programi bërthamor i Iranit të mbetet vetëm paqësor. BE thekson se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka verifikuar 8 herë se Irani po zbaton të gjitha angazhimet e tij bërthamore pas një sistemi të plotë dhe të rreptë të monitorimit.
BE është e përkushtuar për zbatimin e vazhdueshëm të plotë dhe efektiv të të gjitha pjesëve të JCPOA. BE thekson se heqja e sanksioneve bërthamore ka një ndikim pozitiv në tregtinë dhe marrëdhëniet ekonomike me Iranin, duke përfshirë përfitime për popullin iranian. Ajo forcon bashkëpunimin dhe lejon dialog të vazhdueshëm me Iranin.
Bashkimi Evropian e konsideron vendimin e Presidentit Trump të mos vërtetojë përputhjen e Iranit me Planin e Përbashkët të Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA) si në kontekstin e një procesi të brendshëm të SHBA. BE inkurajon Shtetet e Bashkuara të ruajnë përkushtimin e tyre ndaj JCPOA dhe të marrin në konsideratë implikimet për sigurinë e SHBA-ve, partnerëve të saj dhe rajonit përpara se të ndërmarrin hapa të mëtejshëm.
Ndërsa BE shpreh shqetësimet e saj në lidhje me raketat balistike dhe tensionet në rritje në rajon, ajo përsërit nevojën për t’i adresuar ato jashtë JCPOA, në formate dhe forume relevante. BE është e gatshme që në mënyrë aktive të promovojë dhe mbështesë nismat për të siguruar një mjedis rajonal më të qëndrueshëm, paqësor dhe të sigurt.
Në një kohë të kërcënimit akut bërthamor, BE është e vendosur të ruajë JCPOA si një shtyllë kryesore të arkitekturës ndërkombëtare të mospërhapjes.
/arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...