Kryetari aktual dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për edhe një mandat për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, në tryezën e organizuar nga shoqata Handikos, e ka prezantuar platformën e tij për vazhdmin e mbështetetjes së kësaj organizate dhe personave me aftësi të kufizuara gjatë katër viteve të ardhshme të qeverisjes.
Menaxheri i Handikos, Fatmir Shurdhani, e ka falënderuar kryetarin Haziri, për të cilin tha se ka ofruar kujdes të veçantë për këtë kategori, duke i subvencionuar me mundësitë buxhetore.
“Jam shumë i kënaqur që kryetari Haziri e ka respektuar memorandumin e mirëkuptimit, të nënshkruar në fillim të vitit 2014 dhe me subvencionet që na e ka ofruar Komuna na ka mundësuar që të funksionojmë shumë më mirë”, ka thënë Shurdhani.
Përveç që ka thënë se gjatë mandatit të kaluar këto kategori janë mbështetur më shumë se asnjëherë më parë, kryetari Lutfi Haziri ka shfaqur zotimin se në mandatin e ri do ta ndërtojnë parkun që i kushtohet personave me aftësi të kufizuara.
Haziri tha se para Zotit dhe para ligjit të gjithë janë të barabartë, duke thënë se me këtë moto ka funksionuar gjithmonë.
“Ky debat po i dedikohet personave me aftësi të kufizuara në javën e Shkopit të Bardhë. Para Zotit janë të gjithë të barabartë dhe me këtë moto kam punuar dhe kam besuar gjithmonë. Me të gjitha mundësitë tona i kemi mbështetur të gjitha kategoritë me nevoja të veçanta, duke përfshirë edhe kontrigjentin e ndihmave. Të gjitha trotuaret do t’i rindërtojmë, për t’iu mundësuar qarkullim më të mirë”, ka thënë Haziri.
Shkrumbohet një banesë në Lushnje
Agjenti konfirmon rikthimin e Mario Balotellit në Serie A
Britania dhe Kina japin shenja pajtimi gjatë vizitës së krye...
Femra vendosni: Këto janë karakteristikat kryesore të mashku...
Ushqimet për një fytyrë pa rrudha
Kurti në Paris, fton kompanitë franceze që të investojnë në ...