Mbi 150 liderë biznesi nga Evropa Juglindore, katër kryeministra ngaBallkani Perëndimor, ministra dhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian marrin pjesë në Samitin rajonal 100 që filloi sot në Shkup.
Lidhshmëria është tema kryesore e Samitit 100 në Shkup, gjegjësisht lidhshmëria në fusha të ndryshme dhe në nivele të ndryshme. Një nga folësit kryesorë do të jetë eurokomisarja për Transport, Violeta Bulc të cilës do t’i bashkohen liderë të njohur të biznesit, përfaqësues të kompanive të njohura nga rajoni, si Hidrija, ASA Group, Fondacioni Atlas, Grupi Atlantik, Gorenje, BMV, Podravka, Filip Moris, BBI, Uber, Bambi dhe të tjerët, si dhe përfaqësues nga institucionet financiare ndërkombëtaresi Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim, Korporata Financiare Ndërkombëtare, Banka Evropiane e Investimeve, Banka Botërore dhe shumë përfaqësues të tjerë të sektorit të biznesit.Samitin zyrtarisht e hapën kryetari i Bordit të Samitit 100, Zhivko Mukaetov dhe Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.
Sipas kryetarit të BD të Samitit 100 dhe drejtor i përgjithshëm i Alkaloidit, Zhivko Mukaetov, ngjarja është unikate dhe hap mundësi për lidhshmëri të vërtetë dhe shfrytëzim të potencialit të përbashkët të vendeve nga rajoni.Jelena Radulloviq, drejtori programor i Samitit 100, konsideron se prej vitit në vit Samiti 100 po përparon dhe çdoherë i shtohet nga një dimension i ri nismës.Panel me kryeministrat e vendeve të rajonit do të mbahet nesër. Është konfirmuar pjesëmarrje e kryeministrave të Maqedonisë, Zoran Zaev, të Shqipërisë, Edi Rama dhe Malit të Zi, Dushko Markoviq dhe kryesuesit me Këshillin e ministrave të BeH , Denis Xvizdiq.Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev është ftuar të marrë pjesë me fjalimin e tij në paneldebatin plenar të kryeministrave nën titullin “Marrëveshja e re për kohën e re, apo, nëse rajoni është i përgatitur për garë në skenën globale”, në të cilën do të diskutohen edhe temat e energjisë, për ekonomitë e bazuara në njohuri, për marka, ekonominë digjitale dhe për strategjitë për lidhjen e rajonit dhe për iniciativat e përbashkëta në fushën e turizmit.
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...