Dje në Maqedoni u zhvilluan zgjedhjet lokale, kurse tani rezultatet e para vetëm se janë publikuar nga KSHZ.
Sipas 97% të numërimit të vendvotimeve dhe sipas të gjitha gjasave, shumica e komunave me shumicë shqiptare do të shkojnë në balotazh pasi nuk ka kandidatë që ka fituar mbi 51% të votave.
Përveç në dy komuna me shumicë shqiptare kanë zgjedhur krerët e komunave edhe atë, në Haraçinë ka fituar kandidatja e LSDM-së, Milikije Halimi me 3.067 vota ose 57.81% dhe në Kërçovë ka fituar Fatmir Dehari me 17.116 vota ose 60.36%, njofton Portalb.mk.
Nga ana tjetër, në Komunat me shumicë maqedonase sipas të dhënave jo-zyrtare, LSDM ka fituar 40 komuna që në rrethin e parë, ndërkaq në të tjerat do të shkojë në balotazh.
Jo-zyrtarisht ndër qytetet më të mëdha mësohet se LSDM-ja ka fituar Qytetin e Shkupit që në rrethin e parë, Manastirin, Strumicën, Ohrin dhe Shtipin.
Osmani në Prekaz: Betohemi që do ta mbrojmë çdo cep të Repub...
Rodri: Nuk dorëzohem, synimi është që pas gjashtë apo shtatë...
Bislimi e Konjufca bëjnë homazhe te Kompleksi Memorial ̶...
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...