100 milionë euro për 1 natë: Djemtë e OTR tallen me deklaratën e Encës

09:58 | 16 Tetor 2017
L G

‘100 milionë euro’, kjo ishte përgjigja që Enca i dha një fansi i cili e pyeste sa kushtonte një natë me të. Ndonëse këngëtarja e tha me shaka, lajmi mori dhenë duke pushtuar mediat e portalet.

Me anë të një videoje live në Instagram, Enca sqaroi se komentin e kishte bërë me shaka e madje i kërkoi falje djalit me arsyetimin se e kishte ofenduar.

Mirëpo një nga djemtë e OTR duket se ka përfituar nga situata për t’u tallur me ishanëtaren e grupit.

Gjatë videos live, Don Vidi vazhdimisht komentonte shifra parash. Një herë 99 e më pas 100 milionë duke thumbuar artisten për deklaratën e saj.

Megjithatë Enca nuk i kushtoi fare rëndësi dhe përfundoi videon live.

48330-640-0-59e3354c68573

48331-640-0-59e3354c68829 48332-640-0-59e3354c689e8 48337-640-0-59e3354c6a98a

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme