Google ADS

Kryeministri i Malit të Zi për vizitë zyrtare në Maqedoni

10:01 | 16 Tetor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Në delegacionin që do ta udhëheq kryeministri Markoviq, janë edhe Osman Nurkoviq – ministër i Transportit, Predrag Mitroviq – ambasador i Malit të Zi në Maqedoni, Aleksandar Erakoviq – këshilltari kryesor politik i kryeministrit, Vlladimir Beratoviq – këshilltar për investime të huaja dhe Srgjan Kusovaq – këshilltar për marrëdhënie me publikun, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas arritjes në aerodromin e Shkupit, delegacioni i malazez do të shkojë drejt Qeverisë së Maqedonisë, ku do të priten nga krerët shtetëror me intonimin e himnit të dy shteteve.

Sipas programit është paraparë takim dypalësh mes dy delegacioneve, si dhe takim kokë më kokë me kryeministrave Markoviq dhe Zaev.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme