Proceson 97% të votave, BDI merr 12 komuna

08:51 | 16 Tetor 2017
arbresh.info

Bashkimi Demokratik për Integerim, njëheri edhe partia më e madhe shqiptare në Maqedoni ka fituar në 12 komuna sipas rezultateve të deritanishme të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, shkruan arbresh.info.

Vetëm në Kërçovë dhe Pllasnicë kanë arritur të fitojnë qysh në raundin e parë, ndërsa komunat tjera kanë përpara edhe balotazhin.

Nga 97 për qind të votave të procesuara BDI-ja ka fituar në komunat si në vijim:

  1. Tetovë- Teuta Arifi
  2. Likovë- Erkan Arifi
  3. Saraj- Blerim Bexheti
  4. Zhelinë- Fatmir Izairi
  5. Tearce- Isen Asani
  6. Bogovinë- Berzah Bejtullahu
  7. Vrapçishte- Gajur Rashiti
  8. Gostivar- Nevzat Bejta
  9. Kërçovë- Fatmir Dehari
  10. Debar- Ruzhdi Ljata
  11. Pllasnicë- Ismail Jahoski
  12. Dollneni- Xhemil Qamili

/arbresh.info/

screenshot_47

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme