Pas largimit nga Përfaqësuesja e Kosovës, Albert Bunjaku është rikthyer të flas për çështjen e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës, të cilët nuk iu bashkuan Kosovës pas pranimit në FIFA e UEFA.
Vera e vitit të kaluar kishte krijuar një situatë të paqartë te Kosova, me lojtarët që linin kombëtaret tjera për t’iu bashkuar prejardhjes së tyre, me të tjerë që refuzuan dhe me të tjerë që nuk u lejuan nga FIFA.
Rasti i fundit shkon për lojtarët e Kosovës që luajnë në Zvicër, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Valon Behrami.
Trajneri Bunjaki në emisionin ‘Sports Show’ në Klan Kosova, ka zbuluar se te disa lojtarë ka pasur disponim që t’i bashkohen Kosovës, por një lojë e luajtur nga Zvicra i ka kushtuar shtrenjtë përfaqësueses më të re në Evropë
“Bisedën mes meje dhe lojtarëve do ta ruaj vetëm për vete. Deponimi i disa lojtarëve ka qenë që të vijnë, por Zvicra ka luajtur një lojë që ne e kemi paguar shumë shtrenjtë”, tha Bunjaku.
“Pak ishte edhe koha, ka qenë shumë e shkurtër që t’i ftojmë ata lojtarë vetëm 10 ditë para Evropianit. Nuk dua të përmendi emra sepse ata lojtarë sot luajnë për Kombëtare tjera. Kontakte kemi pas të gjithë e dinë”, ka shtuar Bunjaku.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...