Shkencëtarët zbulojnë shkakun se pse frikësoheni lehtë

23:55 | 15 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Të hysh në një dhomë të errët për shumë persona mund të jetë një tmerr kurse disa të tjerë futen pa u menduar dy herë.

Shkencëtarët kanë zbuluar një strukturë të trurit që quhet amigdala e cila arrin të përcaktojë nëse jeni person që frikësoheni lehtë apo jo.

Ekspertë të Institutit Teknologjik të Kalifornisë shpjeguan se amigdala luan një rol të rëndësishëm kur përballemi me situata që na frikësojnë dhe është e lidhur me gjendjet emocionale si ankthi , autizmi apo depresioni, transmeton OraNews.

Sipas studimeve të publikuara në gazetën “Shkenca Psikologjike” , personat me amigdalë të dëmtuar kanë tendencën ti përballojnë më mirë kërcënimet dhe frikën se sa ata që kanë një amigdalë të fortë.

Kjo pjesë e trurit gjithashtu na bën të kemi një reagim më të ashpër ndaj ankthit dhe situatave që na krijojnë tension.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme