Google ADS

Debat i nxeht i Lladrovcit, banorët e akuzojnë: “E qove rrugën kah arat e tua”

23:33 | 15 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Banorët e fshatit Korroticë e Epërme, kanë pasur një debat të nxehtë me kryetarin aktual dhe kandidatin për një mandat tjetër, Ramiz Lladrovcin.

Gjatë një takimi me banorët e fshatit Korroticë e Epërme, Lladrovci është përballur me akuza për një rrugë të cilët banorët kanë thënë se ka ndryshuar drejtimin e saj, duke e quar afër pronave të tij, transmeton Magazina.al

“Është bë me projekt me të gjitha, madje u nisë rruga dhe e kanë lanë në gjysmë për shkak se Lladrovci po dëshiron që me e anulua shtrimin e kësaj rruge dhe me e dërguar për “Krajkov” ka arat e veta”, dëgjohet një banorë duke i thënë Lladrovcit.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet se debati ka qenë i nxeht dhe shpesh nuk kuptohen bisedat mes banorëve dhe përgjigjet e Lladrovcit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme