Lideri 31 vjeçar i Partisë konservatore Partia e Popullit në Austri, Sebastian Kurz, pritet të fitojë në garën e zgjedhjeve nacionale në Austri dhe kështu të bëhet lideri më i ri i një shteti në botë.
Para këtyre zgjedhjeve, Kurz kishte shërbyer si ministër i Punëve të Jashtme të Austrisë – ministri i jashtëm më i ri në histori të Europës.
Në maj 2017 ai u bë lider i Partisë Popullore.
Karrierën politike Kurz e kishte filluar si anëtarë i rinisë në parti dhe postin e parë publik e kishte pasur si asamblist në Asamblenë e Vjenës.
Nofka e Kurz është “Wunderwuzzi”, që në një përkthim të përafërt i bie “njeri që ecën mbi ujë”.
Ai është krahasuar shpesh edhe me Emmanuel Macron-in e Francës dhe Justin Trudeaun e Kanadasë.
Njëjtë sikur Macron, Kurz ka krijuar një lëvizje të madhe rreth tij, duke e rilindur dhe riformësuar Partinë Popullore si “Partia e re e Popullit”.
Pikëpamjet e Kruz janë kundër migrimit dhe kundër benefiteve që të huajve u jepen në Austri.
Ai ka thënë se duhet të mbyllen rrugën e migrimit në Europë dhe të ndërpriten ndihmat për migrantët gjithashtu.
Kurz-it me siguri se do t’i duhet ta formojë qeverinë me anë të një koalicioni dhe gjasat janë që të bëjë koalicion mbase edhe me partinë e ekstremit të djathtë.
Partia e Popullit besohet t’i ketë marrë 31.5 për qind të votave, të përcjellur nga Social Demokratët me 27.1 për qind, ndërsa Partia e Lirisë, parti e djathë ekstreme, 25.9 për qind.
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...