Caktohen 30 ditë paraburgim për sulmuesin e Kajtazit

22:28 | 15 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Fitim Thaqit, të dyshuarit për sulm fizik ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. 

Lajmin për Klanin e ka bërë të ditur Gazmend Halilaj, avokati i Thaçit.

Thaqi është i dyshuari kryesor për sulm ndaj kryeredaktorit të portalit Insajderi.

Kajtazi ishte sulmuar ditë më parë në një lokal në kryeqytet.

Ai ka deklaruar se është i bindur që është sulmuar për shkak të punës së tij si gazetar dhe jo për diçka tjetër.

Vendimi për masën e paraburgimit e ka marrë sot Gjykata Themelore në Prishtinë pas kërkesës së Prokurorit.

Thaqi u dorëzua në Polici, të shtunën mbrëma, një ditë pasi sulmoi fizikisht Vehbi Kajtazin.

Fitim Thaqi, nga Llapushniku i Drenasit, është 30 vjeçar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme