Koce Trajanovski udhëheq në Shkup

22:24 | 15 Tetor 2017
Arbresh.info

Numërimi i votave ka filluar edhe në Shkup dhe për momentin po prinë kandidati i VMRO-DPMNE-së, Koce Trajanovski.

Trajanovski pret ta vazhdojë qeverisjen e tij në Shkup, pasi edhe katër vjet e kaluara ishte kryetar komune.

Nëse Trajanovski fiton, atëherë zëvendësi i tij do të jetë shqiptari, Muhamet Ahmeti.

I dyti pas Trajanovskit është Petre Shilego, ndërsa në vendin e tretë Nafie Selmani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme