Konfirmohet mos pjesëmarrja e Haradinajt në Samitin e Shkupit

20:46 | 15 Tetor 2017
Arbresh.info

Zyra për komunikim me publikun e Qeverisë përmes një njoftimi dërguar mediave ka dhënë arsyet e mos shkruarjes së kryeministrit Ramush Haradinaj në Shkup.

Në njoftim thuhet se agjenda e paracaktuar ia ka pamundësuar Haradinajt pjesëmarrjen në Samitin 100 që parashihet të mbahet në mes kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ky është njoftimi i plotë i zyrës së kryeministrit:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për shkak të agjendës së paracaktuar në Kosovë, nuk do të mund të marrë pjesë në Samitin 100, në Shkup, të hënën, ku pritet të marrin pjesë, përveç shumë afaristëve nga Evropa Juglindore, edhe kryeministra të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Pra, mosshkuarja në Shkup e kryeministrit Haradinaj nuk ka të bëjë asgjë me atë se kinse ai nuk dëshiron ta takojë kryeministrin e Malit të Zi, siç raportuan disa portale në Prishtinë.

Kryeministri Haradinaj do t’i bëjë ftesë zyrtare për ta vizituar Kosovën kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, dhe ai do ta vizitojë Shkupin në një të ardhme, porse nuk e përjashton mundësinë e vizitës edhe në Podgoricë.

Ndërkaq, nesër kryeministri kosovar nuk udhëton në Shkup për shkak të prioriteteve qeveritare në Kosovë./ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme