Kosova U-17 është gati për Hungarinë

20:00 | 15 Tetor 2017
Arbresh.info

Kosova U-17 do ta ketë sfidën e fundit në këto kualifikime kundër Hungarisë, kurse sot mbajti seancën stërvitore të radhës.

Përzgjedhësi Besnik Kollari dhe shtabi teknik janë munduar të nxjerrin mësimet nga lëshimet në dy ndeshjet e para.

Kështu që, provuan disa skema të lojë në mënyrë që të i kundërvihen me sukses kombëtares hungareze.

Atmosfera në ekip e mirë, ndërkaq që gjendja shëndetësore e futbollistëve, sipas fjalëve të mjekut të ekipit Kombëtar dr. Gëzim Murseli është e mirë.

Ndeshja Hungari – Kosovë luhet nesër në orën 16:00. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme