Moderatori i njohur kosovar, Labinot Gashi sot (e diel) po martohet. Ai dhe bashkëshortja e tij Qëndresa po e kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë mes shumë miqve, shkruan arbresh.info.
Ajo çka e bënë dasmën e tyre të veçantë është se ata kanë vendosur që të martohen në tren.
E pikërisht veçantia e kësaj dasme sipas burimeve që ka portali arbresh.info nuk ishte ide e Labit dhe Qëndresës, por e një çifti tjetër që do të martohet me 28 tetor.
Bëhet fjalë për shokun dhe ish-bashkëpunëtorin e Labit, Milot Nuraj. Ai së bashku më të fejuarën e tij, Albiana Hoti kishin planifikuar të martohen në tren, por sipas këtij burimi Labi ua ka “vjedhur” idenë të cilën e realizoi sot.
Kjo është edhe arsyeja që Milot Nuraj nuk është sot prezent në dasmën e mikut të tij./arbresh.info/
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?