Zyrtarët në Somali theksojnë se bilanci i të vdekurve nga sulmi i djeshëm terrorist në Mogadishu është rritur në 231.
Senatori Abshir Abdi Ahmed pas vizitës në spitale deklaroi se mbi 275 persona janë lënduar, ndërsa shumë viktima ende nuk janë identifikuar.
Shpërthimi i djeshëm i kamionit të mbushur me bomba në qendër të Mogadishut, konsiderohet si një nga sulmet më të përgjakshme terroriste në historinë e Somalisë.
Pas sulmit terrorist shpallet tre ditë zie, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimet lokale lajmërojnë se në mesin e të vdekurve është së paku një gazetar, ndërsa disa të tjerë janë të lënduar. Rrjeti medial Zëri i Amerikës lajmëron se reporter i tyre Abdulkaidr Mohamed Abdulle është në mesin e të lënduarve.
Përgjegjësinë për sulmin e djeshëm në Mogadishu deri tani ende askush nuk e ka marrë, por sulme të ngjashme në vendin e Bririt të Afrikës më herët i ka kryer grupi terrorist Al Shabaab.
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...