Një lojtar të pritet në mënyrë madhështore nga tifozët kundërshtarë nuk është diçka që shikohet shpesh në botën e futbollit.
Gjeste të tilla mund t’i bëjë vetëm një legjendë si Gianluigi Buffon.
Pavarësisht se skuadra e tij u mund në shtëpi me rezultatin 1-2, kapiteni i Juventusit, me kërkesë të tifozëve ultras të Lazios, shkoi te sektori i tyre dhe u dhuroi fanellën.
Një moment ky tepër emocionues, që e bën 39-vjeçarin një nga portierët më të vlerësuar të historisë së futbollit.
Në shenjë respekti për të, tifozët lacial kanë thirrur në kor emrin e Bufonit.
Me shumë mundësi ky do të jetë sezoni i fundit për Buffonin si lojtar aktiv. /PanoramaSport/
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...