Të gjitha vendvotimet në Maqedoni në të cilat Asociacioni qytetar MOST ka vëzhgues janë hapur.
Vonesë është vërejtur në gjashtë vendvotime, ndërsa në pesë vendvotime vëzhguesit e MOST-it kanë regjistruar parregullsi më të vogla.
“Vendvotimet 1565, 1566, 156/1 dhe 1567 në SHF ‘Cirili dhe Metodi’ në fshatin Zletovë, komuna Probishtip, janë hapur me vonesë prej 15 minutash për shkak të heqjes së materialit propagandues rreth vendvotimit. Me vonesë prej 20 minutash është hapur vendvotimi 0887 në Çeshinovë-Obleshevë nga e njëjta arsye, ndërsa me gjysmë orë vonesë vendvotimi 0249 në komunën Makedonski Brod për shkak se Këshilli zgjedhor është vonuar me rregullim të vendvotimit”, tha në konferencën e sotme për shtyp, Zllatko Dimitrioski nga MOST-i.
Parregullsi është vërejtur në vendvotimin 1860 në komunën e Strugës, ku në fillim të votimit Këshilli zgjedhor ka shqyer tre fletëvotime nga blloku së bashku me numrin serik me ç’rast votuesit i kanë vendosur në kutitë votuese.
Një fletëvotim është shqyer së bashku me numrin serik edhe në vendvotimin 0689, por ai është vendosur në zarf i cili ka qenë i mbyllur, ndërsa votuesit i është dhënë fletëvotim i ri. Është bërë edhe procesverbal për rastin.
Ndërprerje në votim prej gjysmë orë ka pasur në vendvotimin 1076 në Kumanovë për arsye se nuk ka punuar UV-llamba, ndërsa në vendvotimin 1117 në Likovë është vërejtur se ajo nuk përdoret në të gjitha rastet, dhe se Këshilli zgjedhor nuk ka reaguar.
Në vendvotimin 1859/1 në komunën Strugës një votues i ka fotografuar fletëvotimet, i ka vendosur në kutinë e votimit me ç’rast ka dalë nga vendvotimi.
MOST votimin e sotëm e ndjek me mbi 2.500 vëzhgues. Në vendvotimet janë sistemuar 2.100 vëzhgues të cilët mbulojnë rreth 50 për qind të të gjitha vendvotimeve në Maqedoni, si dhe 50 për qind nga vendvotimet në kuadër të çdo komune.
Vëzhguesit e MOST-it janë statikë dhe do ta ndjekin votimin gjatë gjithë ditës. Krahas këtyre, MOST ka edhe ekipe mobile prej nga dy vëzhgues të cilët përkohësisht do t’i vëzhgojnë edhe vendet në të cilat ky Asociacion nuk ka vëzhgues statik.
Në mënyrë plotësuese me 81 vëzhgues do ta shqyrtojë punën e Komisioneve komunale të zgjedhjeve dhe Komisionit zgjedhor të Qytetit të Shkupit, ndërsa nga MOST potencojnë se do të vëzhgohet edhe puna e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Nga MOST-i përkujtojnë se gjatë ditës qytetarët të cilët dëshirojnë të paraqesin parregullsi ose të japin informata lidhur me procesin zgjedhor këtë mund ta bëjnë në linjën telefonike falas 080 080 80 ose përmes ueb-platformës interaktive neregularnosti.most.org.mk
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...