Siria kërkon tërheqjen e menjëhershme të forcave turke nga territoret e saj

12:10 | 15 Tetor 2017
Arbresh.info

Egjimi sirian kërkoi sot tërhqejen e menjëhershme të forcave turke të vendosura në veriperëndim të Sirisë, ku pritet të krijohet një zënë jokonfliktuale në provincën e Idlebit, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve SANA.

Cituar nga agjencia SANA, një burim në ministrinë siriane të Punëve të Jashtme e cilësoi si agresion operacionin e ushtrisë turke, që dërgoi të enjten në mbrëmje forcat e saj në veriperëndim të Sirisë.

Ankaraja shprehet se po vepron në kuadër të një marrëveshje të arritur në maj në Kazakistan mes mbikqëyrësve ndërkombëtarë dhe palëve luftuese në Siri.

Turqia që mbështet rebelët dhe Rusia me Iranin që mbështesin regjimin e Bashar al Asadit, kishin shpallur katër zona jokonfliktuale që do të mundësojnë vendosjën e armëpushimit në shumë rajone të Sirisë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme