Google ADS

Jeta e fatale e spiunes më të njohur në histori

10:43 | 15 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Në mëngjesin e  15 tetorit 1917, një automjet ushtarak u largua nga burgu Saint-Lazare në Parisin qëndor. Në bord ishin dy murgesha dhe avokati i saj, ndërsa shoqëronin trupin e një holandezeje 41 vjeçare.

Një dekadë më parë, kjo grua kishte nën këmbët e saj të gjitha kryeqytetet e Europës. Ajo ishte “femme fatale” e njohur për kërcimet e saj ekzotike dhe për dashnorët e panumërt, përfshirë ministra, industrialist dhe gjeneralë.

Por me përfundimin e luftës, edhe bota ndryshoi. Mund të thuhet se në krah ajo mbante simpatinë e të gjithë Europës, por burrat me kapele nuk kërkonin nga ajo vetëm seks. Ata donin informacion.

Dhe kjo ishte Mata Hari, gruaja që “vdiq” se dinte shumë.

Duke qenë agjente në paqen gjermane, duke fshehur sekretet e oficerëve aleatë me të cilët ajo flinte dhe duke i kaluar ato më pas të zotëruesi i saj, ajo u bë gruaja përgjegjëse për dërgimin e mijërave ushtarëve drejt vdekjes.

_98284757_tv000096510

Por dëshmitë e paraqitura në gjyqin e saj, plus dokumenta tjera, hedhin një dritë një tjetër detaj: ajo ishte agjente e dyfishte dhe mund të ketë vdekur si “dash për kurban”.

Tani, saktësisht 100 vite më vonë, një dritë e re është hedhur mbi historinë e spiunes më të famshme të të gjitha kohërave.

Në mes të disa zbulimeve, është gjetur edhe një telegram i Berlinit nga atasheu ushtarak gjerman në Madrid, i cili edhe dërgoi në arrestimin e Mata Harit në një hotel në Champs-Elysees dhe më vonë shërbeu si një provë e rëndësishme në gjyqin e saj të shkurtër.

Emri i saj i vërtetë ishte Margarethe Zelle dhe lindi në vitin 1876. U quajt Mata Hari, që në gjuhën indoneziane do të thotë “syri i dritës”, ose diell. Jeta e saj ishte e jashtëzakonshme dhe tragjike.

Pas një martese të mjerë Indiet Lindore të Holandës, ajo u quajt diva e Parisit për shkak të valleve sensual që luante.

“Edhe pa spiunimin, Mata Hari do të kujtohej sot për shkak të “dritës” që i dha kryeqyteteve europiane në fillim të shekullit të kaluar”, thotë Hans Groeneëeg, kurator i Muzeut Fries.

“Pak a shumë ajo e shpiku striptizmin si formë vallëzimi”, shtoi ai.

Për fat të keq, miti i saj u mbizotërua nga spiunazhi. Gjatë viteve shumë historianë kanë ardhur në mbrojtje të saj. Sipas historianëve francezë, ajo u sakrifikua për të spjeguar suksesin e spiunëve gjatë  ndryshimeve në luftë.

Për feministet, ajo ishte sakrifica e përsosur, sepse morali i “lirshëm” e bëri më të lehtë për të zhvendosur atë si një armike të Frances.

Deri më tani detajet e plota të marrjes në pyetje nga prokurori Pierre Bouchardon (me sa duket, njeriu që më pas ndoqi penalisht Marshall Petain) ka qenë jashtë kufijve të historianëve.

_98297853_23-bulletin-no-1-mata-har

Megjithatë, është bërë e njohur se në vitin 1916, pas një qëndrimi të shkurtër në Londër, ku ishte marrë në pyetje nga shërbimi sekret britanik M16, Mata Hari u kthye në Francë përmes Spanjës.

Në Madrid ajo njohu Arnold von Kalle, atasheun ushtarak gjerman. istoria e saj më vonë ishte se kjo ishte e gjitha në përputhje me marrëveshjen e saj të mëparshme me inteligjencën franceze, në bazë të së cilës ajo ndërmori të përdorte rrjetin e saj të paraluftës të kontakteve gjermane për të ndihmuar përpjekjet e Aleatëve.

Por ishte pikërisht telegrami i Kalle që dërgoi drejt shkatërrimit të saj. Ai drejtoi zotërinjtë e tij në Berlin. Ai i dha adresat, detajet bankare, madje edhe emrin e shërbëtores besnike të Mata Harit.

Telegram i kapur nga inteligjenca franceze, tani gjenden në ekspozitën Leeuëarden.

Megjithatë, historianët janë skeptikë në vërtetësinë e telegramit.

Frengjishtja është argumentuar, pasi kishte kohë që kishte plasaritur kodin në të cilin ishte shkruar telegrami. Gjermanët e dinin se Franca i kishte goditur. Me pak fjalë, Kalle sikur dëshironte që francezët të lexonin atë.

Historianët japin shumë alternative.

_98299205_21-police-photo-of-mata-ha

Pse është vetëm një përkthim në arkiv? Ku është telegrami original? A mund të ndodhë që vetë francezët e shpikën dokumentin që të akuzojnë Mata Harin?

Të gjitha teoritë e kthjenë Mata Harin në një viktimë.

Arkivat franceze hedhin në dritë një tjetër detaj, i cili hedh poshtë shumë hipoteza. Për shkak se transkriptët tregojnë rreth marrjes së saj në pyetje gjatë vitit 1917, sipas tyre Margarethe Zelle vendosi të qëndojë e pastër dhe të rrëfejë.

Ajo i tha Bouchardonit se “po, ishte rekrutuar nga gjermanët në vitin 1915, kur ishte në Hagë”.

E kapur jashtë Francës për krime lufte, ajo ishte e dëshpëruar që të kthehej në Paris. Karl Kroemer, konsulli gjerman në Amsterdam, i ofroi asaj mjetet, ndërsa ajo tregohej e “mirë” dhe her pas here i ofronte ndonjë informacion.

Mata Hari këmbëgulte se ajo kishte për qëllim që të kryentë “punën” të merrte para dhe të largohej. Ajo tha se besnikëria e saj ishte për aleatët, siç kishte treguar kur më pas premtoi të ndihmonte inteligjencën franceze. Por dëshmia kundër saj ishte e qartë.

Arritja e saj në Chateau de Vincennes në periferi lindore të Parisit, ishte edhe fundi i saj. Dymbëdhjetë ushtarë formuan një rreth dhe hapën zjarr.

Sipas disa raporteve thuhet se ajo kërkoi që të pushkatohej sy hapur.

Sapo një komandand dha urdhër për vrasjen e saj, një ushtar u ofrua dhe e goditi pas qafe. Mata Hari u gjunjëzua.

Pas ekzekutimit askush nuk e kërkoi trupin e saj. Trupi i saj u dërgua në një shkollë në Paris ku u përdor nga studentët e anatomisë. Koka e saj u ruajt në Muzeun e Anatomisë, por para 20 vitesh është zbuluar se është zhdukur nga aty.

Supozohet se koka e saj u vjedh nga Muzeu. /Burimi:BBC /Përktheu: arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme