Google ADS

Bes Kallaku zbulon një ves të bashkëshortes

09:21 | 15 Tetor 2017
Arbresh.info

Pak ditë më parë Xhensila Myrtezaj publikoi një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa po gatuante një tavë tradicionale.
Aty ne u prezantuam me anën e panjohur të këngëtares, që nuk e kishim parë më parë.

Me të drejtë çdo kush mund të mendonte: tashmë një grua e martuar, është detyruar të gatuajë, të bëjë punët e shtëpisë, të kujdeset për bashkëshortin, por ja që e kishim gabim.

I ftuar në “Xing me Ermalin”, Besi na ka rrëfyer si është Xhensila në rolin e nuses së shtëpisë.

Me humor ashtu siç vetëm ai di të tregojë, Besi është shprehur se këngëtarja është e fiksuar pas pastërtisë, madje ka treguar dhe një “ves” të saj.

screenshot_7
“Nuk e di pse, mbase ngaqë është nga jugu, (jo se ato të veriut nuk janë) ka një fiksim të madh për pastërtinë. Sa më bie trupi rehat, më ndërron çarçafin. Ka një ves që hedh çdo gjë në plehra. Kemi ndërruar nuk e di sa telekomanda, se siç ishin aty në tavolinë i merr i hedh të gjitha. Një mbrëmje kishim të ftuar për darkë, i kishte rregulluar të gjitha. Bie zilja dhe unë po nxitoja të hapja derën, kur Xhensila sheh një letër në tokë, dhe më bërtet: Mos e haaap. Pasi e hoqi më tha: Mund ta hapësh”, tregon ai.

Ndryshe, çifti është kurorëzuar javë më parë në një ceremoni madhështore ku ishin të ftuar shumë miq dhe familjarë ndërsa më pas kanë qenë në muaj të mjalit në ishujt Maldive.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme