Këto lloje të votimeve janë të ndaluara në Maqedoni

09:17 | 15 Tetor 2017
Arbresh.info

Prishja e sekretit të votimit është vepër penale në Republikën e Maqedonisë.

Me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë garantohet e drejta e sekretit të votuesve. Është e ndaluar edhe votimi grupor dhe votimi në emër të tjetër kujt. Anëtarët e bordeve zgjedhore janë të obliguar t’i pengojnë tentimet eventuale për prishjen e sekretit të votimit.

Votimi familjar dhe grupor në emër të tjetër kujt do të thotë shkelje e të drejtës zgjedhore. Kjo paraqet bazë për prishjen e sekretit të votimit dhe mund të sjell deri në anulimin e zgjedhjeve.

Një anëtar i organit i cili punon në kundërshtim me dispozitat e Kodit zgjedhor mund të përpunojë kallëzim kundërvajtës dhe gjobë në vlerë prej një mijë deri në tre mijë euro në kundërvlerë të denarit. Gjoba në vlerë prej 750 deri në 2.250 euro në kundërvlerë të denarit për kundërvajtje do të shqiptohet për personin fizik i cili voton për më shumë persona në emër të tjetër kujt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme