Amerika në nevojë për prezervativë më të vegjël

01:23 | 15 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Një kompani amerikane është duke prodhuar prezervativë më të vegjël, pasi që madhësia mesatare prej 16.99 cm është shumë e madhe.

Të dhënat e fundit nga CDC tregojnë që vetëm një e treta e meshkujve përdorin prezervativë, dhe arsyeja më e shpeshtë e mos përdorimit është qe u “rrëshqasin”.

Tani Administrata për Ushqim dhe Ilaçe, që është rregullatori i standardeve në industrinë e shëndetësisë, ka vlerësuar që ka nevojë për prezervativë më të vegjël, në mënyrë që të ulë numrin e personave të prekur nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe shtatzënive të padëshiruara.

Ky agjencion ka bërë një ndryshim në rregullore, duke u mundësuar kompanive që të prodhojnë prezervativ të të gjitha madhësive.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme