Jordania nderon shqiptarin që luftoi terrorizmin dhe ekstremizmin

01:11 | 15 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Shqiptari nga Kosova, Arianit Shehu, njëherit drejtor Global i Institutit Demokratik Amerikan (NDI), me seli në Aman të Jordanisë, është shpërblyer nga Komanda e Armatës Jordaneze për kontributin e tij në luftimin e ekstremizmit.

Shperblimi i është ndarë nga Brigadier Gjenerali, Nassar Alathamneh nga Komanda Supreme e Armatës Jordaneze në emër te Komandantit të Armatës Jordaneze, përcjell InfoKomuna.

Shpërblimi i është ndarë në shenjë të punës së Arianit Shehut në afirmimin e vlerave të Armatës së Jordanisë përmes marrëdhënieve civiile-ushtarake në parandalimin e ideologjive ekstremiste dhe terrorizmit.

“Jam i nderuar, që si shqiptar nga Kosova, të jap kontributin tim modest përpjekjeve ndërkombëtare në fucizimin e popullatës, posaqërisht, të të rinjëve, në parandalimin e ideologjive ekstremiste. Ky është edhe një shembull kur shqiptarët nga Kosova janë pjesë e perpjekjeve të rëndesishme ndërkombëtare “, tha Arianit Shehu.

1-558 2-245

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme