Ish kandidatja demokratike për Presidente, Hillary Clinton, në një intervistë për Channel 4 News, ka diskutuar rreth ngacmimeve seksuale dhe për sulmet që janë bërë ndaj producentit dhe donatorit të vjetër të Partisë Demokratike, Harvey Winstein.
“Shikoni, ne kemi zgjedhur një president që ka pranuar sulmet seksuale. Pra, ka shumë çështje të tjera që po lëvizin rreth këtyre sjelljeve që duhet të adresohen”, tha Clinton, kur u pyet nëse kishte dëgjuar më parë rreth akuzave që i janë bërë producentit, transmeton portali arbresh.info
“Mendoj se është e rëndësishme që ne të qëndrojmë të fokusuar dhe të zgjidhim këto probleme”, shtoi ajo.
Clinton ka përmendur edhe një numër të madh akuzash seksuale që janë bërë në drejtim të Donald Trump gjatë fushatës.
Ajo ka theksuar se do të bëjë donacion të gjitha fondet që janë bërë nga producenti në emër të Partisë Demokratike./arbresh.info/
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...