Real Madridi iu rikthye luftës për titull në La Liga në fitoren e së shtunës 2 me 1 ndaj Getafes.
‘Los Blancos’ ishin në mungesë të disa yjeve, përfshirë Gareth Bale dhe Keylor Navas, transmeton portali arbresh.info. Por, vizitorët siguruan epërsinë ende pa shkuar në pushime përmes Karim Benzemas.
Getafe barazoi rezultatin në pjesën e dytë kur Jorge Morlina mposhti portierin Kiko Casilla.
Derisa Reali po kërkonte fitoren, Cristiano Ronaldo humbi një shans të artë. Megjithatë, sulmuesi portugez u rikthye duke realizuar golin e fitores pas super asistimit nga Isco në minutën e 85′.
Derisa po zhvillohej meçi, policia është dashur të ndërhynte duke arrestuar një person që dukej si Cristiano Ronaldo.
Kopja e Cristiano Ronaldos ishte i veshur plotësisht me rroba të Real Madridit. Ai madje kishte të vendosur emrin ‘Ronaldo 7’ prapa në fanellën e tij.
Ai arriti disi të kaloj afër linjave por para se të arrinte në fushë, imituesi i ndal nga policia.
Ai u shoqërua deri në largim nga policët./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...