Presidenti iranian, Hassan Raouhani, ka deklaruar se Irani do të dyfishojë përpjekjet e saj për të ndërtuar armë bërthamore dhe se do të zgjerojë programin e saj të raketave.
Ai ka theksuar se kjo do të ndodhë si përgjigjje se Donald Trump pasi vendosi sanksione të reja për Gardën Revolucionare të Iranit, transmeton portali arbresh.info
Gjatë një fjalimi të drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror, Rohuani tha se ai dhe vendi i tij janë “fyer dhe akuzuar rrejshëm’”.
“Kombi iranian nuk është përulur dhe do të përulet kurrë ndaj presionit të huaj. Irani dhe marrëveshja e nënshkruar me 2015 janë më të forta se kurrë. orpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit do të vazhdojë luftën kundër terroristëve rajonalë,” tha ai, duke shtuar se Trump më së shumti ka “izoluar” vendin e tij.
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka quajtur marrëveshjen e nënshkruar gjatë administarës së Obamës, si “marrëveshja më e keqe e bërë ndonjëherë”, ndërsa ka shtuar se Irani nuk i “është përmbajtur marrëveshjes”./arbresh.info/
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë
Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së sh...
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Baerbock: Vendimi i SHBA-së për armë me rreze të gjatë për U...
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...