Google ADS

Duterte i Filipineve paralajmëron krijimin e ‘qeverisë revolucionare’

22:20 | 14 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Presidenti Filipineve, Rodrigo Duterte, ka paralajmëruar së është i përgatitur të krijojë një “qeveri revolucionare” për të shmangur përpjekjet e dyshuara për largimin e tij, duke ushqyer kësisoji frikën e një diktature të afërt.

Përmes televizionit shtetëore ai ka lëshuar paralajmërimin, ndërkohë që është vënë kundër mediave, deputetëve europianë dhe të tjerëve që kanë kundërshtuar luftën e tij kundër drogës, transmeton portali arbresh.info

Mijëra persona kanë vdekur pasi Duterte morri vendim që të luftonte drogën, duke eliminuar edhe ata që e konsumonin.

Duterte tha se do të përdorte një qeveri revolucionare, në përputhje me ligjin ushtarak që do të kërkonte miratimin e Kongresit, nëse komunistët dhe kundërshtarët e tjerë përpiqeshin të destabilizonin sundimin e tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme