Google ADS

“Kadri Zeka” pranon 250 studentë nga Lugina

09:19 | 4 Korrik 2015
Arbresh.info

Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” sivjet do të regjistrojë 1530 studentë, nga të cilët 1350 do të jenë të rregullt dhe 180 me korrespondencë.

Minire Haziri – Rexhepi, zyrtare për informim e Universitetit, njoftoi se është shpallur konkurs për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore. Ajo tha se nga numri i përgjithshëm, Universiteti do të regjistrojë 14 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, si dhe 250 studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe 35 studentë nga komunitetet joshumicë boshnjakë, turq, romë, ashkali, egjiptianë dhe të tjerë.

Për ta lehtësuar aplikimin Administrata e Universitetit “Kadri Zeka” do të punojë edhe të shtunave. Ajo ka dhënë edhe datat e provimit pranues dhe ka shtuar se të gjithë kandidatët, të cilët i nënshtrohen provimit pranues duhet ta kenë me vete dokumentin e identifikimit dhe fletëkonfirmimin e lëshuar me rastin e aplikimit.

Universiteti Publik i Gjilanit “Kadri Zeka” do të organizojë studime në këto drejtime: Edukim – drejtimi fillor 120 studentë dhe parafillor 80 studentë. Në Ekonomik, me tri drejtime: Menaxhment, Marketing dhe banka, Financa e kontabilitet do të regjistrohen 500 studentë, në Juridik – 250 studentë, kurse në drejtimin e Shkencave kompjuterike do të regjistrohen 100 studentë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme