Arsenali humbi për shkak të Granit Xhakës ndaj Watfordit?

22:14 | 14 Tetor 2017
Arbresh Info

Edhe pse ishin të parët në epërsi, Arsenali u mposhtë 2 me 1 nga Watfordi të shtunën në mbrëmje dhe i dhënë fund shtatë ndeshjeve të tyre të pamposhtur.

Kapiteni Per Mertesacker i dhuroi “Topçinjve” epërsinë por nikoqirët përmbysën rezultatin me golat vonë nga Troy Deeney dhe Tom Cleverlet, transmeton portali arbresh.info.

Fitorja 2 me 1 i ndihmoi skuadrës së Marco Silvas të sigurojë pozitën e katërt të Arsenalit, të cilët ranë në pozitën e gjashtë në tabelë. Disfata e vetme e Watfordit në Premierë Ligë këtë sezon ishte ajo turpëruese 6 me 0 në shtëpi nga Manchester City.

Duke folur gjatë detyrës me skuadrën kombëtare, mesfushori shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka fliste me vetëbesim pas rikthimit të Arsenalit në formë.

Skuadra e Arsenalit ishte e pamposhtur qysh pas demolimit 4 me 0 nga Liverpoolit në muajin gusht, por presioni do të rikthehet sërish në trajnerin veteran francez.

Tifozët kanë kritikuar ashpër mesfushorin shqiptar Granit Xhaka
Tifozët kanë kritikuar ashpër mesfushorin shqiptar Granit Xhaka

“Ne jemi në hapin tonë të madh dhe ne kemi kreun e tabelës sërish në shënjestër”, kishte thënë Xhaka.

“Jam i lumtur me këto gjëra. Jam startues për njërin nga klubet më të mëdha në Evropë dhe dua të vazhdoj progresin tutje. Rikthimi i menjëhershëm në Ligë të Kampionëve sezonin e ardhshëm do të jetë shumë i rëndësishëm për ne”

Xhaka asistoi në golin e epërsisë nga Mertesacker por tifozët e Arsenalit shpërthyen për shkak të përfshirjes së tij në golin e fitores së Watfordit në minutën e 92′.

Mesfushori defanziv është kritikuar ashpër në fillim të këtij sezoni dhe tifozët kanë shfrytëzuar rrjetin social Twitter për të goditur atë sërish. Xhaka është parë duke qëndruar në një vend derisa Watfordi realizoi golin dramatik të fitores vonë në sekondat e fundit.

Sipas ‘Givemesport’, Wenger do të vë në pyetje nëse Xhaka duket të jetë startues edhe në ndeshjet e ardhshme./arbresh.info/

https://twitter.com/DerKopite/status/919267959813689344

https://twitter.com/WengerTactic_/status/919269989995204608

https://twitter.com/th14Renato/status/919269068967940096

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme