Ngjyrën e flokëve mund ta ndryshoni pa problem.
Flokët mund t’i bëni nga bionde platin në gështenjë të errët. Por, duhet të tregoheni të kujdesshëm që të bëni zgjedhjen e duhur sipas lëkurës, moshës dhe modelit të flokëve tuaj.
Kur lyeni flokët, nuk duhet të gaboni
Një gabim mund t’ju kushtojë që të detyroheni të mbani kapuç në kokë derisa të ndryshoni sërish ngjyrën e flokëve. Ngjyra e flokëve duhet të jetë në harmoni me lëkurën dhe personalitetin tuaj. Ajo duhet të shkrihet me ngjyrën e syve dhe lëkurës suaj.
Nëse keni lëkurë të bardhë dhe sy të çelur, duhet të përdorni ngjyrat natyrale bionde, veneciane, të hirta apo të kuqe. Ato i japin theks lëkurës së bardhë dhe nxjerrin në pah ngjyrën e syve.
Ato që duan të krijojnë më shumë efekt, mund të përdorin ngjyra më të ngrohta, si gështenjat e errëta apo ngjyrat karamele/mjaltë, të cilat i japin intensitet ngjyrës dhe japin theks.
Në rastin e lëkurave të zbehta mund të përdoren ngjyrat bionde të ftohta apo të bardhat suedeze.
Ngjyrat e kuqe krijojnë kontrast me lëkurën e bardhë dhe nxjerrin në pah sytë. E bakërta/e kuqja shkon shumë me sytë e errët. Mund të përdoren më shumë edhe bojëkafe e ngrohta apo ngjyra e lajthisë.
Nëse keni lëkurë me ngjyrë mat dhe sy të errët, përdorni ngjyra më të ftohta për flokët. Rekomandohen gështenjat e errëta dhe e zeza e ftohtë.
Përdorni nuancat e çokollatës apo lajthisë, me qëllim që t’i jepet intensitet ngjyrës. Megjithatë, ngjyra bionde e praruar shkon për mrekulli me lëkurën e errët.
Nëse jeni bionde me sy të çelët dhe pika të kuqe, nuk përdoret ngjyra e kuqe për flokët, pasi atë e keni në fytyrë. Zgjidhen ngjyra neutrale dhe natyrale. Përdoret bojëkafeja disi në të bakërt ose bojëkafeja në gjysmë bionde. Rekomandohen ngjyrat gështenjë të ngrohtë, por kujdes: mos përdorni të kuqen apo portokallien!
Po nëse jeni flokë-kuqe me sy të çelët?
Ruhet ngjyra natyrale. Zgjidhen të kuqet, biondet apo të bakërtat. Për më shumë efekt, zgjidhni ngjyrën e kuqe! Gjithçka varet edhe nga stina. Në verë, preferohen të praruarat, ndërsa në dimër, bojëkafe më të ngrohta.
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...