Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se nuk pret që të merret ndonjë vendim konkret gjatë samitit të Bashkimit Evropian për aderimin e Turqisë në BE.
Në një mesazh video të publikuar sot, Merkel thotë se “është e rëndësishme që t’i jepet drejtim marrëdhënieve të Unionit me Turqinë”.
“Megjithatë, qeveria gjermane i ka kërkuar Komisionit të BE-së të përpilojë një raport mbi situatën në Turqi, sepse ka një sasi të lartë personash që, në dijeninë tonë, janë burgosur pa të drejtë dhe jemi të shqetësuar mbi zhvillimet politike”, tha ajo.
“Sigurisht që ende nuk do të merret asnjë vendim, por do të dëshiroja të dëgjoja opinionin e kolegëve të mi se si i shohin ata marrëdhëniet dypalëshe me Turqinë dhe se çfarë përfundimesh mund të nxjerrim”, theksoi Merkel.
Samiti dy ditor i BE-së do të fillojë të enjten. Raporti që i është kërkuar Komisionit të BE-së pritet të jetë negativ, që mund të rrisë presionin për të braktisur negociatat e aderimit të Ankarasë në BE.
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...