Chelsea, viktima e parë e Crystal Palaces për këtë sezon

18:11 | 14 Tetor 2017
Arbresh Info

Crystal Palace ka regjistruar fitoren e parë të këtij sezoni në ndeshjen kundër Chelseat.

Pas gjashtë humbjeve të njëpasnjëshme, Crystal Palace ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 2 me 1 kundër kampionit anglez në ndeshjen e së shtunës, shkruan portali arbresh.info.

Nikoqirët kaluan ne epërsi me autogol nga Cesar Azpilicueta në minutën e 11′, por rezultati nga “Blutë” u barazua vetëm shtatë minuta më vonë përmes Tiemoue Bakayokos, i cili realizoi me kokë pas asistimit nga Fabregas.

Goli i dytë dhe i fitores nga skuadra e Roy Hodgson u shënua në minutat shtesë të pjesës së parë.

Wilifried Zaha shënoi për 2 me 1 pas asistimit nga Momadou Sakho.

Chelsea tani qëndron në pozitën e katërt me 13 pikë, ndërsa Crystal Palace vazhdon të jetë në zonën e dëbimit pasi siguroi pikët e para të këtij sezoni./arbresh.info/

https://streamable.com/odxaz

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme