Sindikata e policëve të Maqedonisë ka nënshkruaj një memorandum bashkëpunimi me sindikatën e policeve të Kosovës.
Qëllimi i këtij bashkëpunimi është që të dy sindikatë të japin përkrahje mes veti edhe në zgjidhjen e problemeve në shtete e tyre, edhe në rast ndonjë sindikatë do të përballet me probleme ndërkombëtare. Organizmin të seminareve dhe trajnimeve, mbështetje për projektet e ndryshme si dhe mbështetjeve dhe ofrim të ndihmës së anëtarëve të sindikatës nëse janë në shtetin e Kosovës apo Maqedonisë, janë disa nga pikat e marrëveshjes.
Këta dy sindikata do të bashkëpunojnë sidomos në sferën e dhënies së ndihmës mes të dy sindikatave kushdo që do të kërkojë si në territorin Kosovës po ashtu edhe në territorin e Maqedonisë, për të gjithë anëtarët që do të kërkojnë ndihmë kudo që janë. Do të punojmë në përparimin e të dy sindikatave, do të bashkëpunojmë edhe në marrjen e fondeve nga organizatat ndërkombëtare për punën e sindikatës dhe përmirësimin e punës së policëve- deklaroi Aco Antovski, Maqedonisë.
Bashkëpunimi do të jetë i sinqertë dhe kolegialiteti mes dy sindikatave do të jetë shumë i sinqertë dhe apolitik mes të dy palëve, si dhe respektimin e anëtarësisë pa marrë parasysh bazat etnike dhe fetare. Ky memorandum ka një rëndësi të madhe për sindikatën e Kosovës dhe Maqedonisë dhe do të na hapë rrugë për organizimin e përbashkët sindikal, qoftë në trajnim, në organizime, por edhe në fonde të përbashkëta që do të jenë në favor të të dy sindikatave- deklaroi Valbona Kamberi Hoxha- Sindikata e Policisë së Kosovës.
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...