Google ADS

Observatori Sizmologjik i Maqedonisë doli me detaje për tërmetin e sotëm

15:55 | 14 Tetor 2017
Arbresh.info

Rrjeti Sizmologjik i Republikës së Maqedonisë, me stacionet në Shkup, Ohër, Vallandovë, Shtip dhe Pehçevë të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik i Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup sot më 10.14.2017.

Në orën 11:55 minuta, ka regjistruar një tërmet me epiqendrën 140 km në jug të Shkupit, në Greqinë fqinje. Tërmeti ishte me një magnitudën 4,2 shkallë të Rihterit.
Ky termert është ndier nga popullsia në pjesën jugperëndimore të vendit, më saktësisht në Manastir dhe në rajonin fqinj me intensitet të gradave IV sipas shkallës evropiane makroizmizëm. Ndërsa në Resnjë dhe Ohër ky tërmet është ndier me intensitet disi më të ulët, dmth. Gradën III sipas shkallës së njëjtë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme