Të paktën 20 persona u vranë në një sulm ndaj një xhamie në Republikën e Afrikës Qendrore.
Burime lokale thonë se një grup i personave të armatosur ishte futur në xhami në qytetin Kemba në juglindje të vendit.
Përfaqësuesi i komunitetit musliman në vend, Abdurrahman Bonou pohon se sulmin e kanë kryer pjesëtarët e grupit anti-Balaka. Sipas tij, militantët rrethuan xhaminë dhe vranë të paktën 20 muslimanë.
Në lagjen Bangui, ku jetonin viktimat e sulmit u shpall një ditë zie.
Përfaqësuesi i komunitetit musliman në qytet, Ousman Mahamat paralajmëroi se urrejtja është e përhapur në mesin e komuniteteve të ndryshme në vend.
“Në këtë luftë nuk ka fitues apo humbës, vëllezërit tanë po vriten pa kuptim”, tha ai, raporton Agency AA.
Sipas Kombeve të Bashkuara, Republika e Afrikës Qendrore është një nga vendet me gjendjen më të rëndë humanitare në botë. Çdo i dyti person është në nevojë.
Konfliktet në Republikën e Afrikës Qendrore filluan në vitin 2013 kur rebelët Seleka përmbysën presidentin që ishte i krishterë. Konfliktet sektare vazhduan, pavarësisht vizitës së Papa Françeskut në vitin 2015 dhe apelit të tij për paqe.
Anisa Veseli, banorja më e re në BBVK
Komuna e Prishtinës vendos pllakë përkujtimore të dëshmorit ...
Pheniani e mban sekret brenda vendit lajmit se ka dislokuar ...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do të ndryshojnë tempera...
Lonely Planet Italia: Në liqenet e Shqipërisë, një udhëtim i...