Formacionet zyrtare, Getafe – Real Madrid

16:00 | 14 Tetor 2017
Arbresh Info

Getafe mirëpret Real Madridin të shtunën me rikthimin e La Ligas pas pushimeve ndërkombëtare.

‘Los Blancos’ kanë nisur sezonin e ri me shumë probleme duke marrë rezultate të dobëta, për shkak të të cilave qëndrojnë në pozitën e pestë në ligë me 14 pikë, larg nga lideri dhe rivali i tyre – Barcelona, shkruan portali arbresh.info.

Zidane është në mungesë të Gareth Bales, Dani Carvajalit, Hernandezit dhe Kovacicit, ndërsa nikoqirët janë në mungesë të Gorositos dhe Pachecos.

Dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që zhvillohet në kuadër të xhiros së tetë në La Liga.

Ndeshja luhet duke filluar nga ora 16:15./arbresh.info/

https://twitter.com/GetafeCF/status/919189150695411713

https://twitter.com/realmadriden/status/919185180383956993

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme