Google ADS

Basha: Bandat kanë mbështetje politike, është koha që ndërkombëtarët të flasin me emra

13:28 | 14 Tetor 2017
Arbresh.info

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me gazetarët ku ka folur në lidhje me situatën e krimit në vend.

Kreu i PD-së i ka ftuar përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në vendin tonë që të flasin me emra konkretë, për rastet e politikanëve të implikuar me krimin. Më tej Basha tha se bandat kriminale në vendin tonë kanë mbështetje politike.

“Ne kemi kërkuar ndërgjegjësim nga faktori ndërkombëtar. Deri më tani ata e kanë shprehur këtë, por ka ardhur koha që të flasim me emra, të tregojmë politikanët e lidhur me krimin. Ne nuk disponojmë fakte unike, por janë fakte publikisht të njohura. Nuk ka nevojë prokuroria dhe policia t’i çojmë ne faktet. Ata duhet të nisin hetimet kryesisht, siç e kanë për detyrë”, tha Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme