Google ADS

Arrestohen nëntë meshkuj të mitur për përleshje fizike në Kamenicë

11:23 | 14 Tetor 2017
Arbresh.info

Në Kamenicë, mëngjesin e së premtes Policia e Kosovës ka arrestuar nëntë të dyshuar të mitur, si pasojë e një përleshjeje fizike në oborrin e shkollës. Tre prej tyre kanë marrë edhe lëndime trupore.

Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

Janë arrestuar nëntë të dyshuar meshkuj K-Shqiptar – të mitur pasi që të njëjtit në oborrin e shkollës janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë  tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër te prokurorit pas intervistimit te dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme