Google ADS

ATK shpjegon se si bëhet tërheqja e fituesve nga mbledhja e kuponëve fiskalë

10:12 | 14 Tetor 2017
Arbresh.info

Mbi 26 mijë qytetarë kanë aplikuar deri më tani për tremujorin e tretë të këtij viti për rimbursim nga kuponat fiskalë.

Kështu bëjnë të ditur për arbresh.info nga Administrata Tatimore e Kosovës , të cilët besojnë se deri në afatin skadues ky numër do të rritet.

“Për periudhën TM3 2017 deri më tani kanë aplikuar 26,378 qytetar, konsiderojmë që është një numër i mirë deri më tani , pasi që qytetaret kanë kohë deri me 31 tetor që të aplikojnë, gjë që na bënë optimist se do të ketë numër të madh te qytetareve te interesuar për te aplikuar deri në këtë date”, thuhet në përgjigje e tyre për arbresh.info.

Ndërsa fituesit pritet të shpallen në muajin nëntor përmes televizionit publik.

Pas përfundimit të afatit të aplikimit, në njërën nga datat 1 deri më 10 të muajit pasues, ATK do të organizoj tërheqjen e Numrave Potencial Fitues (NPF), përmes Radio Televizionit Publik të Kosovës”,është shprehur zëdhënësja e ATK-së Valentina Sefa-Bytyqi e cila ka treguar poashtu se qytetarët të cilët posedojnë numrin potencial fitues duhet të ndjekin këta hapa.

Pas përfundimit të procesit të tërheqjes së Numrave Potencial Fitues, qytetarët të cilët posedojnë Numrin Potencial Fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë (5) ditë pune pas publikimit të listës në ueb faqe të ATK-së”, ka sqaruar Sefa-Bytyqi.

Ajo ka shpjeguar edhe procesin e tërheqjes së fitueseve, shkruan arbresh.info.

Në procesin e tërheqjes do të kemi tre (3) Numra Potencial Fitues, në qoftë se numri i përgjithshëm i fituesve është mbi 999 deri 4500.Nëse numri i përgjithshëm i fituesve të tërhequr nga Numat Potencial Fitues është më i vogël se njëmijë (1,000), atëherë duhet të tërhiqet edhe Numri Potencial Fitues shtesë deri në plotësimin e kushtit të paraparë. Çdo Numër Potencial Fitues i tërhequr ka në vete maksimum njëmijepesëqind (1,500) fitues, në të kundërtën tërheqja përsëritet”, ka thënë ajo.

Tutje Bytyqi-Sefa ka treguar se këta fitues do të rimbursohen me 10 përqind të vlerës së deklaruar, duke shtuar se kjo kampanjë ka bërë që të krijohet një kulturë për kërkimin e kuponit fiskal.

Fituesit potencial do të rimbursohen me dhjetë përqind (10%) të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se njëqind euro (100 €).

ATK konsideron se kampanja për rimbursim ka ndikuar edhe në krijimin e një rregulli dhe kulture në kërkim të kuponit fiskal nga qytetaret./R.Rexhepi/arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme