Pyetjet më qesharake që janë bërë në Google

02:08 | 14 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Nëse mendoni se njerëzit e përdorin Google vetëm për studime, gaboheni.

Ata parashtojnë edhe pyetje, duke pritur për një përgjigjjë të saktë nga Google, transmeton portali arbresh.info

Ja disa nga pyetjet më qesharake që janë bërë në Google.

Si mund të fitoj lotarinë?  – kjo pyetje është shkruar në Google rreth 500 herë brenda një muaji.

E urrej punën – edhe pse nuk është pyetje, është në vendin e tretë për nga këkimet në internet.

Pse s’po më do macja? – edhe pse është befasuese, kjo pyetje është bërë shumë shpesh në internet, megjithatë Google nuk ka pasur përgjigjje.

Pse u martova? – pyetje shumë personale, që ndoshta në ndonjë moment nervoze njerëzit e kanë shkruar. Megjithatë, reth 40 mijë njerëz e kanë bërë këtë pyetje.

Si të mos e vras veten? – rreth 900 njerëz në muaj e bëjnë këtë pyetje. Askush dhe as Google s’ka përgjigjje.

Si të bësh lidhje jashtëmartesore? – rreth 50 mijë njerëz kanë kërkuar përmes Google-s që të kuptojnë se si mund të fillojnë një lidhje jashtëmartesore.

Megjithate, Google nuk i di të gjitha./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme