Google ADS

Irani përgjëgjës për sulmet kibernetike në Parlamentin e Britanisë

01:26 | 14 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Irani ishte përgjegjës për sulmet kibernetike në Parlamentin e Britanisë së Madhe, që goditi dhjetëra deputetë, përfshirë edhe kryeministren Theresa May.

Sipas The Telegraph, sulmi i kibernetik i paprecedentë në qershor zgjati më shumë se 12 orë dhe kompromentoi rreth 90 llogari të postës elektronike, transmeton portali arbresh.info

Në fillim është menduar se sulmi ishte kryer nga Rusia, por zyrtarët e inteligjencës kanë ardhë në përfundim se Irani është përgjegjës.

Gjatë sulmit, hakerat në mënyrë të përsëritur kërkuan fjalëkalime “të dobëta” të politikanëve dhe ndihmësve, duke i detyruar zyrtarët të mbyllnin llogaritë e postës elektronike në mënyrë që të minimizohej sulmi.

Motivi për sulmin ende është i panjohur, por ekspertët kanë sugjeruar që Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit ka mundur të kryejë sulme kibernetike me qëllim për të dëmtuar marrëveshjen bërthamore.

Zbulimi u bë publik pas deklaratës së Theresa May, e cila mbrojti marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe kritikoi Presidentin amerikan për refuzimin e mbështetjes së marrëveshjes së nënshkruar gjatë administratës së Obamës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme