Google ADS

Presidentit të Katalonias i është thënë të deklarojë pavarësinë “TANI”

23:48 | 13 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i Katalonjës është duke u përballur me një presion në rritje nga brenda lëvizjes separatiste për të shpallur pavarësinë nga Spanja njëherë e përgjithmonë.

Presidenti katalanas Carles Puigdemont bëri një deklaratë simbolike të pavarësisë të martën në mbrëmje, gjatë të cilës e pezulloi shpalljen e pavarësisë për t’i dhënë mundësi negociatave me Madridin, transmeton portali arbresh.info

Dy aleatë kryesorë të Puigdemont i kanë bërë thirrje atij të mos humbasë më shumë kohë dhe të injorojë kërcënimet e qeverisë spanjolle për të marrë kontrollin e qeverisë rajonale të Katalonjës.

Spanja e konsideron referendumin si të paligjshëm dhe jokushtetues, dhe thotë se rezultatet e saj janë të pavlefshme, ndërsa kryeministri i vendit, Mariano Rajoy ka hedhur poshtë çdo mundësi për dialog.

Partia separatiste e ekstremit të majtë CUP përmes një letre i ka kërkuar Presidentit të Katalonjës që të shpallë pavarësinë dhe të injorojë kërcënimet që vijnë nga qeveria spanjolle.

“Nuk ka kuptim që të mbajmë pezullimin e deklaratës së pavarësisë, duke marrë parasysh refuzimin e Madridit për dialog”, thuhet në letër.

Qeveria në Katalonia ende nuk ka dhënë asnjë sinjal se si do të veprojë në ditët në vazhdim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme