Agjencia kulturore e Kombeve të Bashkuara ka zgjedhur ish ministren franceze të kulturës Audrey Azouylay si shefe të re.
Azoulay largoi nga ‘loja’ Hamad bin Abdulaziz al-Kawari të Katarit pas raundit të pestë të votimit dhe vendimi do të paraqitet për miratim tek 195 anëtarët e UNESCO-s më 10 nëntor, transmeton portali arbresh.info
Njoftimi i papritur i Amerikës për t’u larguar nga kjo organizatë ndërkombëtare për shkak të paragjykimeve kundër Izraelit ka befasuar të gjithë. Që do të thotë se kushdo që merr udhëheqjen e UNECO-s do të përballet me një mori problemesh, duke nisur nga financimi në të ardhmen dhe misioni.
“Në këtë kohë krize, ne kemi nevojë më shumë se kurrë për të mbështetur, për të forcuar dhe për të reformuar UNESCO-n dhe për të mos e lënë atë”, tha Azoulay për gazetarët, duke thënë se ajo do të modernizojë organizatën.
“Nëse unë konfirmohem … gjëja e parë që unë do të bëj është rivendosja e kredibilitetit, rivendosja e besimit të anëtarëve të saj dhe efikasiteti i saj në mënyrë që të veprojë”.
45-vjeçarja, ish ministre në mandatin e Francois Hollande, ka sfondin politik dhe njeh mirë sektorët e kulturës dhe komunikimit, që i kushtuar shumë kohë të karrierës së saj.
Ajo do të zëvendësojë Irina Bokovan, me nacionalitet bullgar, që ka udhëhequr me organizatën që nga viti 2009./arbresh.info/
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte