Oppo sot zyrtarisht ka prezantuar telefon e ri të mençur të quajtur Mirror 5s. I zbuluar në Tajvan, pajisja përdor platformën e bazuar në sistemin operativ Android 5.1 Lollipop, Color OS 2.1, që do të lansohet në tregje të ndryshme brenda muajit të ardhshëm.
Pajisja e re nga Oppo ka një ekran 5 inç me rezolucion 720 x 1280 piksela, ofron rrjetin LTE, si dhe dy hapësira për SIM kartela, shkruan arbresh.info. Kamera frontale e telefonit të mençur ka 5 megapiksel, kamera prapa ka 8 megapiksel, derisa procesori është 64-bit Snapdragon. Po ashtu, Mirror 5s ka 2GB RAM, 16 GB hapësirë të integruar për akumulimin e të dhënave dhe bateri 2420 mAh.
Aktualisht, çmimi i pajisjes Oppo Mirror 5s nuk është zbuluar ende, por iu sigurojmë se nuk është edhe aq i larë./arbresh.info
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...